Ashtu siç ishte parashikuar nga sinoptikanët, mbrëmjen e sotme kanë nisur reshjet e dendura të shiut, në disa zona të vendit, ndërsa ditën e nesërme pritet të përfshijnë gjithë vendin.


Reshjet e dendura të mbrëmjes së sotme kanë krijuar mjaft probleme në qytetin e Vlorës, duke bllokuar disa rrugë. Siç duket dhe në videon që sjell “BalkanEeb”, rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit.



Raportohet se uji është tërhequr shpejt në zonën e Skelës, ndërsa aksi më problematik është ai pranë Albano dhe Romina, ku po punohet për largimin e ujit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: