TIRANE-Dy punonjës të policisë së Qarkullimit Rrugor Fier janë pezulluar nga detyra për shkelje të rëndë, pasi dyshohet se i kanë marrë rryshfet një qytetari.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nisur nga kjo video u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë cdo veprim të paligjshëm ndaj tyre. “Vetëm kështu mund të luftoni policin e korruptuar”, tha Tahiri.

“Qytetari me nisi këtë video-denoncim për policë rrugorë që korruptohen. Të dy nuk janë më pjesë e Policisë e ndjekje penale për të dy. Ndaj duhet të denonconi cdo gjë. Vetëm kështu e luftojmë fort policin e korruptuar”, citon Tahiri pas publikimit së kësaj videoje.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb