GJIROKASTËR

Sharje, të bërtitura, akuza e shtyrje. Shoqërohet me konflikt ceremonia përkujtimore e luftës së Grehotit në Gjirokastër ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalistë të ekzekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përfaqësuesit e dy partive të Ballit Kombëtar janë konfliktuar me njëri -tjetrin.

Kanë qenë të parët përfaqësuesit e Partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PD. I pranishëm veç familjarëve edhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur. Në ceremoni merrte pjesë edhe ish-deputeti tjetër i PD Luan Baçi, kryetari i PD Gjirokastër Dasho Aliko, i cili është përpjekur të qetësojë disa herë situatën por pa rezultat.



Çdo vit më 14 shtator kujtohen dhe kryhen homazhe për 37 luftëtarë nacionalistë të Ballit Kombëtar, që ranë 76 vjet më parë në përpjekje me pushtuesit italinë. Dita e 14 shtatorit shënohet nga Organizata e Ballit Kombëtar në Shqipëri si “Dita e Dëshmorëve Nacionalistë”. Gjatë regjimit komunist nderimi për nacionalistët u mohua dhe shumë prej familjeve nacionaliste vuajtën persekutime dhe burgime.


(m.k/BalkanWeb)