Shume spektakël, shume tension dhe një fitore e bujshme e Kukësit e cila përzien sërish kartat e pretendentëve për titull. Verilindorët shkundin bardheblutë, i kthejnë me këmbë në tokë një javë përpara derbit duke konfirmuar se janë një ekip me shumë klas dhe me lojtarë të aftë për të bërë diferencën në çdo moment.


Tredhëmbëshi i Shpëtim Duros, Abazaj-Shkurtaj-Gavazaj zhvilluan një ndeshje të madhe, përfituan nga çdo hapësirë e mbrojtjes së Tiranës duke i shënuar 2 gola, më shumë se sa kryeqytetasit kishin pësuar në 4 javë kampionat. Kukësi i rrëmben kreun Tiranës duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale por as kjo sfidë e as kjo fitore e madhe nuk zhbalancon Shpëtim Duron. Tekniku kryeqytetas është i vetëdijshëm se ky pritet të jetë një kampionat i luftuar në çdo javë dhe as që ka ndërmend të përfshihet në diskutimin e favoritëve, thjeshtë shijon këtë fitore:


(BalkanWeb)