Në Kukës nuk patën kohë të festonin gjatë për triumfin në Kupë, si gjithnjë ai që mendon për të trazuar ambientin është Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku largohet me “Këpucën e Artë”, me trofe në duar por dhe më shumë mllef. Deklaratat e tij nuk lenë një shihje të mirë por përtej asaj që pretendon dhe kërkon Rexhinaldo, Ernest Gjoka nuk do të ketë në dispozicion për aventurën europiane një nga element më të rëndësishëm te verilindorët ketë sezon.

Rexhi
Rexhi

Jo vetëm golashënuesi më i mirë por Rexhinaldo ishte nga të paktët lojtarë që mund të bënte diferencën. Përpara se të nisin fushatën e afrimeve, stafi drejtues i Kukësit ka nisur punën duke konfirmuar largimin e disa lojtarëve. Pas Gomis, portieri i ardhur në formë huazimi nga Spal, Kukësi ka zyrtarizuar edhe largimin e Irakli Dzarias.

Uilli
Uilli

Një tjetër lojtarë me valixhe në duar është edhe Ulliam Kordero, një nga lojtarët më përcaktues gjatë këtij sezoni, një “xholi” për çdo trajner që u ul në bankinën e Kukësit. Blerja më e madhe e nën kampionëve për sezonin e ri pritet të jetë stadiumi “Zeqir Ymeri”, një detaj që pati jo pak ndikim në ecurinë e Kukësit këtë sezon. Presidenti Gjici shprehet i bindur se stadiumi do të jetë gati për të rikthyer më në fund ekipin në shtëpi:


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb