Pikët nuk i mungojnë më Kukësit: 6 fitore, 3 barazime, 4 humbje, 21 pikë në total dhe vendi i dytë në tabelën e klasifikimit. Në fakt, pikët nuk i kanë munguar kurrë Kukësit në raport me rivalët, diferenca nuk ka qenë kurrë e madhe, Kukësi ka qenë gjithnjë në garë, por më shumë se sa pikët i ka munguar loja e bukur dhe bindëse.

Në një kampionat të çuditshëm, ku diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla, kjo për shumë arsye, as Kukësi nuk ka stonuar shumë, por kur bëhet fjalë për një ekip ku është investuar shumë, sigurisht që pritshmëritë janë shumë të madha.

Gjici
Gjici

Problemi më i madh që Kukësi ka pasur në këtë 13 javë kampionat janë dëmtimet e shumta, në momentin e parë që Duro rikuperoj pjesën më të madhe të titullarëve, ndryshimi ishte i dukshëm. Me grupin e plotë, Kukësi është një skuadër që të ngjall “frikë”, mbi të gjitha në fazën sulmuese, kanë gjithçka, fantazi, shpejtësi, dhe lojtarë që mund të shënojnë në do formë në do moment.

Duro
Duro

Fitorja kundër Bylis ishte jetike për objektivat e tyre, rikthen në vendin e dytë duke i ushtuar presion nga pranë Partizanit. Në dy javët e ardhshme Duro duhet të bëjë llogaritë me dy rivalë direkt, Tiranën dhe Teutës, i presin në shtëpi, më sakë në fushë neutrale, dy sfida që mund do të tregojnë potencialin e një ekipi që edhe këtë sezon pretendon titullin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: