Kukësit i mjafton Pero Peijç për të mposhtur Partizanin në ndeshjen më të rëndësishme të javës së pesë në Kategorinë Superiore. Sulmuesi kroat rikthehet tek goli ndërsa Kukësi tek fitorja, fitore që i shijon shumë verilindorëve teksa jo vetëm mposhtën një rival të drejtë për drejtë por i rrëmbejnë të kuqve dhe vendin e dytë. Pas pesë ndeshjes kryeqytetasit pësuan golin e parë, por ajo që vazhdon të shqetësojë më shumë ambientin e Partizanit është mungesa e një finalizuesi. 2 fitore 2 barazime dhe një humbje, tetë pikë në total nuk është starti që të gjithë ëndërron tek të kuqtë, tashme trajneri Sormani vihet seriozisht në pikëpyetje.

Merr fryme thellë homologu i tij Ernest Gjoka, kjo fitore i jep qetësinë e duhur trajnerit të Kukësit dhe mbi të gjitha presidentit Gjiqi. Momenti më i rëndësishëm i këtij takimi ishte minuta e 47-të e pjesës së dytë, minutë në të cilën Pejiç me kokë vulosi sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Fitore jetike arriti dhe Luftëtari në sfidën kundër Laçit e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Gjirokastritet ishin më shumë fat në një kohë kur bardhezinjtë kurbinas për 90 minuta ishin superiore në fushë. Fati i këtij takimi u vendos vetëm në kohë shtesë, një fall i Abraham në zonë ndaj Devi Bregut solli 11 metërsh për gjirokastritët. Ramandai u tregua i saktë duke i dhuruar bluzive fitoren e dyte këtë sezon, 6 pikë të cilat momentalisht i vendosin në pozita komode.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb