SHKODER- Një ‘incident’ ka ndodhur në një takim ku në fokus ishte lufta kundër krimit të organizuar që po mbahet në Shkodër, ku përveç ambasadorit britanik Duncan Norman, e pranishme ishte dhe zevendeskryeministrja Senida Mesi, të cilët iu desh të largohej.

Para se të largohej me urgjencë për në Tiranë, për shkak të një takimi me rëndësi, Mesi iu përgjigj akuzave të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit sulmoi qeverisë. Kur numri dy i qeverisë u ngrit nga vendi për t’u larguar, deputeti i PD Romeo Gurakuqi, i pranishëm në takim i tha Mesit se ajo nuk mund të ikte në këtë mënyrë sepse duhet që të japte përgjigje siç ishte edhe arrestimi i 11 protestuesve në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit.

Por, zëvendeskryeministrja i bëri të ditur se ka një mbledhje urgjente në Tirane dhe u largua nga takimi. E gjitha skena ndodhi në prani të ambasadorit anglez. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ videon nga momenti.
aa
2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb