Marash Kumbulla ka gjetur golin me Espanyol. Mbrojtësi shqiptar realizoi në ndeshjen e La Liga, ndaj Getafes.

Ai u tregua i saktë me një të majtë nga brenda zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Për Kumbullën ky është goli i 3-të me Espanyol. Më herët, ai ka shënuar në portën e Sevillias dhe Mallorcas.

Kumbulla numëron 28 paraqitje me Espanyol, ekip në të cilin është i huazuar nga skuadra e Romës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb