Argjentina ka hedhur poshtë të gjitha parashikimet, duke zhgënjyer në premierën e saj në Kupën e Amerikës. I hidhur ishte edhe rikthimi i Lionel Messi, që bashkë me skuadrën e tij dështuan përballë Kolumbisë në sfidën e parë në Grupin B. Argjentina u mund me rezultatin 2-0, duke i bërë një nisje të keq turneut më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut.


Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa duhet nënvizuar fakti, që Messi ishte dukshëm larg formës së tij më të mirë. Kjo ndikoi edhe në fazën sulmuese të përfaqsueses argjentinase, që në 45 minuta goditi vetëm një herë portën kundërshtare. Më të rrezikshëm u shfaqën futbollistët kolumbianë, që privuan në disa raste, por edhe ata pa sukses. Me rikthimin në fushë pas pushimit, rezultati ndryshoi në minutën e 71-të. Roger Martinez ndali topin në rrjetë për të kaluar Kolumbin në epërsi.


D9jni06xsaajjow
D9jni06xsaajjow

Argjentina ndryshoi ritëm pas golit të pësuar. Pa më shumë portën kundërshtare, por dështoi në të gjitha tentativat e saj për të evituar humbjen. Kolubia përfitoi dhe katër minuta nga fundi dha goditjen e KO. I hedhur në fushë si zëvendësues, Duvan Zapata dyfishoi shifrat, duke vulosur fioren e skuadrës së tij, që merr menjëherë kryesimin në Grupin B të Kupës së Amerikës. Nga ana tjetër, pas debutimit zhgënyes, Argjentina duhet të reagojë shpejtë, për të evituar një zhgënjim të madh në këtë kompeticion.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb