Juventus ka mundur Napolin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Napolitanët kaluan të parët në avantazh me anë të Callejon në minutën e 36-të të ndeshjes. Barazimi erdhi në fillim të pjesës së dytë, kur Dybala fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol.  Higuain shënoi golin e dytë për Juventusin në minutën e 64-të për t’i hapur rrugë Dybala për të shënuar edhe të dytin personal gjithashtu nga penalltia, të cilën e fitoi Kuadrado. Por Napoli ka kontestuar të dy penalltitë e dhëna për Juventusin sidomos penalltinë e parë dhe ka akuzuar dhe mosakordimin e një penalltie për to pas një ndërhyrjeje ndaj Raul Albiol. Por Massimiliano Allegri në një intervistë për “Rai Sport” pas ndeshjes tha se  paraqitja e Juventusit nuk mund të kritikohet me akordimin e penalltive.
“Në pjesën e parë, nga sistemi i gabuar i lojës, bëmë edhe shumë gabime në pasime, mirëpo patëm më shumë shanse dhe i ofruam shumë pak Napolit… Por, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Nuk dua të flas për vendimet e gjyqtarëve. Nga fusha, të dyja u dukën sikur ishin penallti, pastaj nuk e di. Mendoj se performanca e Juventusit nuk mund të kritikohet për penalltitë. Duhet t’i shohim gjërat më larg”, ka deklaruar Allegri për “Rai Sport”.

https://www.youtube.com/watch?v=tsd8kKzpewo
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb