Ditët kur Enea Mihaj mbronte ngjyrat kuq e zi në fushën e lojës duken se kanë mbaruar. Futbollisti i ekipi grek të Panteloikosit ka deklaruar së fundmi se nuk ndihet më entuziast nga ftesat e Kombëtares sonë dhe për këtë arsye pret atë të Greqisë.
Mihaj55-470x267
19-vjeçari nga Pogradeci ka mbajtur veshur fanellën kuqezi në sfidën ndaj Izraelit U-21 në tetor 2016 dhe kundër Islandës U-17 një vit më vonë.

Për këtë periudhë ai është shprehur se kur ritesh gjërat i kupton më mirë. Më poshtë deklarata e tij për mediat greke.
Mihaj-470x319
“Është gjithmonë një nder për një futbollist kur e thërret Kombëtarja. Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, nuk është objektivi im të promovohem te ekipi kombëtar A i Shqipërisë. Kam refuzuar thirrjet e fundit nga përfaqësuesja Shpresa pasi kur rritesh, i kupton gjërat më mirë, nuk je më aq entuziast për ftesat.

E përsëris, është një nder kur të thërrasin në Kombëtare, por unë ndjehem më mirë nëse do të kem mundësinë të luaj në kombëtaren e Greqisë dhe ky është objektivi im për të ardhmen. A mund të arrijë Shqipëria përsëri në Europian? Mendoj se po, pasi ka lojtarë cilësorë. Pse jo?” deklaroi Enea Mihaj

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb