Më datë 12 qershor të vitit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë për t’i dhënë fund mizorive të ushtrisë serbe ndaj popullatës kryesisht etniike shqiptare.


Hyrja e trupave u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Kjo situatë erdhi si rrjedhojë e ndërhyrjes së SHBA-ve dhe aleatëve perëndimorë, të cilët bombarduan edhe Serbinë.


Sot janë mbushur 20 vjet nga koha kur ushtria serbe ikte [nga Kosova. Shihni momentin, kur tanke dhe mjete të tjera të ushtrisë serbe ikin nga territori i Kosovës. Ushtria e ashtuquajtur ende jugosllave e kohës tërhiqet nën mbikëqyrjen e forcave amerikane, gjermane dhe franceze. Pas tërheqjes së trupave serbe në Kosovë hyjnë kamionët e Kryqit të Kuq.