Një tifoz i vogël i Anglisë po i bën të gjithë për vetë falë videos të shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ai siç shihet edhe në video është me aftësi të kufizuara pasi ka kaluar sëmundjen e meningjitit. Gjithsesi të gjithë vështirësitë e jetë së këtij djaloshi të vogël zeron sonte, pasi në fushë do të zbresë ekipi i tij i zemrës, Anglia.

‘Tre Luanët’ luajnë sonte gjysmëfinalen e Botërorit kundër Kroacisë dhe ashtu si të gjithë njerëzit në vendin e tij, edhe ai po shpreson që ‘futbolli të kthehet në shtëpi’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb