39-vjeçari Bledar Selmanaj është autori i vrasjes së Xhuljan Bullarit në Babicë të Vlorës. Selmanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Vite më parë ai ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë.
Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet. Policia thotë se Bullari dhe Selmanaj njiheshin me njëri-tjetrin dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Selmanaj më pas ka groposur armën e vrasjes teksa kishte fshehur dhe veshjet që përdori ditën e atentatit.
(BalkanWeb)