Erling Braut Haland është 19 vjeç dhe ka një ëndërr: “Të gjithë e pamë Ajaksin vitin që shkoi, do të ishte e bukur të bënim si ata, e vështirë, por mund t’ia dalim”. Salcbugu i tij sapo ka asfaltuar Genkun me rezultatin 6-2 dhe në vetëm një pjesë loje, “gjiganti i mirë” prej 194 centimetrash ka shënuar një tregolësh në debutimin e tij në Champions League. Një ëndërr! “Kishim fituar 7-2 ndeshjen e fundit në kampionat, do të thotë se jemi të fortë. Për ne thonë se e kemi të lehtë në ligën austriake, epo ja tek fituam edhe në Champions”.

Rivalët e tjetër, Napoli dhe Liverpuli duhet të bëjnë kujdes. Haland ka mbërritur sezonin e shkuar dhe në Ligën e Europës qëndroi në stol në përballjen me Napolin, ku Salcburgu i tij humbi 3-0 në “San Paolo” dhe fitoi 3-1 në shtëpi.

Haland 1
Haland 1

Por bota e kishte nuhatur prezencën e tij në fund të majit, kur në një ndeshje të vetme i kishte shënuar 9 gola Hondurasit me fanellën e Norvegjisë në Botërorin U20, por ajo që bëri të martën në mbrëmje ka një tjetërt shije për të dhe një tjetër peshë për atë që e pa. “Gjëja më e çmendur e jetës sime. Mu bë mishi kokërr kur hyra në fushë dhe ashtu vazhdoj ta kem”.

Lëvizje prej qendërsulmuesi të vërtetë, shpejtësi prej fajkoi, fizik imponues: Genkut i shënoi tre gola në fushë të hapur, dy gati fotokopje, por ajo që befason është se nga nisja e sezonit ka shënuar katër tregolësha për një total prej 17 golash në 9 ndeshje, një gol çdo 43 minuta, duke i shtuar paraqitjes personale edhe 4 asiste. Pas tregolëshit të parë ndaj Volfsbergut në kampionat, kishte thënë me shaka: “Sot në mbrëmje, topin e ndeshjes do ta marrë e fejuara ime”. Ka ndërruar 4 në 40 ditë: Hartberg, Parndorf dhe në fund Genku, ishin viktmat e urisë së tij për gola.

Haland
Haland

“Dua të bëhem më i fortë sesa babai im”, pat thënë dy vite më parë në një intervistë. I ati, Alf Inge, u përball me Italinë në një ndeshje epike në Botërorin 1994 dhe luajti në Premier Ligë me fanellën e Mançester Sitit, që atëherë ishte një klub i varfër, ku u bë i njohur për rivalitetin me Roi Kinin dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj njëri-tjetrit. Por ja që Erling Haaland është një tjetër tip lojtari: “Tre fjalë për ta përshkruar? Pozitiv, energjik, elektrik, ose më mirë, elektrizues!”. Xhesi Marsh, trajneri i tij, mund të jetë dhe i njëanshëm në gjykim, por nuk ka aspak ndërmend ta ndalë entuziasmin e tij.

“Një lojtar i madh, por mbi të gjitha një djalë i shkëlqyer. Ka nga ata që thonë se e kanë të pamundur ta markojnë dhe mbase kanë të drejtë. Ka një energji të çmendur, gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë dhe të gjithë e duan. Iu ofrua Romës, Interit dhe Juventusit në janar të vitit 2018 për 3-4 milionë euro”. Atëherë luante ende me Molden. Salcburgu vendosi ta blejë dhe pagoi 5 milionë euro, ndërsa tani vlen e pakta 12 milionë. Por nëse vazhdon të shënojë kështu, çmimi i tij do të vijojë të rritet ende.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb