Puna e gazetarit është e vështirë edhe kur bëhet fjalë për raportimin gjatë një ndeshje futbolli. Konfirmimi për këtë vjen nga sfida gjysmëfinale në Ligën e Europës mes Valencias dhe Arsenalit.

Një gazetare spanjolle ishte në lidhje direkte gjatë seancës së nxehjes përpara sfidës, kur u godit në kokë nga një top i goditur fortë nga një prej lojtarëvë në fushë. Tronditja, siç duket qartë nga pamjet ishte e fortë, ndërsa reporterja e kishte të pamundur të vazhdonte lidhjen direkte me studion e televizionit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb