Lacio ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertën e vështirë të Sampdorias dhe ka nisur të besoj për vendin e katërt, që të çon në Ligën e Kampionëve.


Lacialët kanë shënuar dy herë në pjesën e parë me Filipe Kaisedo, i cili në të 3-tën dhe në të 19-tën ka gjetur rrugën e rrjetës.


Kujarela ishte ai që në minutën e 57-të ngushtoi shifrat edhe pse skuadra xhenoveze, luante me 10 lojtarë pas daljes me të kuq në minutën e 45-të, të Gaston Ramirez


Kështu Lacio shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e shtatë. Tashmë Liga e Kampionëve është vetëm tre pikë larg, pasi Roma e vendit të katërt është në kuotën e 58 pikëve.

 

Lacio tashmë pret dhe ndeshjet e Torinos, Milanit dhe Atalantës, për të parë shanset reale për vendin e katërt.//PanoramaSport