Në “Seria A” po luhet momentalisht pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës 22 ku përpos golave nuk kanë munguar edhe episodet e çuditshme.

Në takimin Torino-Benevento, portieri i miqve, Vid Belec, është përjashtuar nga loja që në minutën e 33-t të pjesës së parë duke lënë me 10 futbollistë ekipin ku aktivizohen edhe dy lojtarët e Kombëtares, Gjimshiti dhe Memushaj.

Ndërkohë që ndeshja ishte me rezultatin1-0, Belec papritur godet me shqelm në bark Niang si të ishte në sportin e karratesë. Kaq mjafton për arbitrin i cili i ndikuar paksa edhe nga stimulimi i ish futbollistit të Milan e ndëshkon portierin me karton të kuq.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb