U zhvilluan mbrëmjen e sotme, dy ndeshjet e fundit të grupit B, në Kupën e Amerikës.

Argjentina fitoi pastër me shifrat 0-2 ndaj Katarit, në takimin e luajtur në “Arena do Gremio”. Ndeshja nisi për së mbari për ekipin e Skalonit, ku që në minutën e 4-t, Lautaro Martinez shënoi, pasi përfitoi nga një gafë në mbrojtjen e Katarit.

Me vijimin e lojës, Argjentina menaxhoi avantazhin, dhe kërkoi edhe golin e dytë, por e gjeti vetëm në minutën e 82-të, pas një depërtimi personal të Agueros, i cili qetësoi ekipin.

Për Argjentinën “mendoi” edhe Kolumbia, e cila në ndeshjen tjetër fitoi të tretën radhazi, me rezultatin 1-0 ndaj Paraguait. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Kuelar në minutën e 31-të. Kolumbia shënoi edhe të dytin me Ruiz në minutën e 69-të, por goli u anulua me VAR.

Kështu, me këtë kombinim rezultatesh, Kolumbia mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Argjentina ngjitet e dyta me 4 pikë, dhe kualifikohet në fazën tjetër.. Mbetet në vendin e tretë Paraguai, me 2 pikë në total.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb