ITALI- Kampionati italian ka luajtur sot ndeshjet e radhës. Skuadra e Thomas Strakoshës, ka fituar në shifrat e thella 4-1 ndaj Genoas.

Ndeshja e zhbllokua që në minutën e 7’ me autor Ceicedo, ndërsa minutat e mbetura ishin në favor të skuadrës laciale.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave për Lazion, ku në minutën e 23’, Immobile dyfishon shifrat para se ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Në fraksionin e dytë, skuadra  e Lazios tregoi forcën duke shënuar edhe dy herë të tjera në portën e kundërshtarit. Goli i tretë dhe i katërt për lacialët u shënuan nga serbi Milinkovis-Savic dhe Immobile.

Nga ana tjetër, pavarësisht disa rasteve, Bologna nuk shkoi më shumë se shënimi i golit të nderit, duke ngushtuar shifrat në 4-1.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb