Lazio dhe Tomas Strakosha marrin veten, lënë pas krizën teksa çmontuan Xhenovan me një “poker” golash. Në stadiumin Olimpik gjithçka shkoi në mënyre perfekte për kryeqytetasit teka kaluan në avantazh që në minutën e 7-të falë një goli nga Milinkovic-Savic. Në fundin e pjesës së parë, Radu dyfishoj shifrat.

E njëjta muzikë edhe në pjesën e dytë ku Lazio kishte kontrollin total të ndeshjes. Caicedo realizoi golin e tretë në minutën e 59-të ndërsa C.Immobile sigloi shifrat përfundimtare në 4-0.

Pas 6-të javësh, Lazio e sheh veten në vendin e 6-të në kuotën e 10-të pikëve, 1 më pak se Roma. Verdhkuqtë mposhtën Leçen në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Edin Dzeko realizoi golin 3-pikësh në minutën e 56-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: