Është duke bërë xhiron e botës në rrjet video që përmban ndoshta leksionin më të mirë mbi “fair-play” në futboll. Nëse do të kishte një çmin për korrektësinë, atëherë ai do të shkonte për Beknaz Almazbekov, kapiteni i skuadrës U-14 të Galatasaray.

Lojtari i ri gaboi me qëllim një 11-metërsh, që iu akordua vetë atij pas një rrëzimi brenda zonës. Almazbekov nuk donte të përfitonte nga gabimi i arbitrit, pasi kundërshtari i tij nuk kishte ndërhyrë në mënyrë të gabuar. Video e këtij momenti po shpërndahet me shpejtësi në të gjithë botën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: