TIRANË-Pas më shumë se 10 orësh në ambientet e komisariatit numër 1, aktivistja që leu me salcë ministren e arsimit Lindita Nikolla është liruar.

Në mbështetje të aktivistes Mirela Ruko kanë qëndruar para komisariatit dhjetëra aktivistë, pedagogë, studentë e qytetarë të cilët kanë kërkuar lirimin e saj, pasi sipas tyre ndalimi është i padrejtë. Aktivistja e lëvizjes “Për Universitetin” u lirua në orën 06:00 të mëngjesit.

Në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistja Mirela Ruko i hodhi salcë të kuqe në kokë ministres Lindita Nikolla, në shenjë proteste ndaj reformës në arsimin e lartë duke kërkuar dorëheqjen e saj.

‘Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua.
Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!’- thuhet në faqen e lëvizjes ‘Për Universitetin’ në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb