Qazim Laçi realizoi gol në Champions League me fanellën e Spartës së Pragës, në ndeshjen ndaj Salzburg. Mesfushori i kombëtares, me një lëvizje mjaft të zgjuar nxorri blof kundërshtarët, duke e patur më pas një lojë fëmijësh për të shënuar.

Goli i lojtarit kuqezi është shpërndarë në rrjetet sociale të faqes zyrtare të UEFA Champions League, teksa ka marrë shumë pëlqime dhe komente. Paraqitja e Laçit në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete u vlerësua me notën 8.00, një nga më të mirët në fushë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb