Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi në katin e tetë të një pallati, në pronësinë e shtetasit P.Gj.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, duke punuar për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb