Lini, gadishulli i vogël piktoresk buzë liqenit të Ohrit vetëm 22 km nga qyteti i Pogradecit gëzon bukuri dhe një peizazh, i cili zgjon kuriozitetin e çdo turisti vendas dhe t ë huaj t ë cilët përballen  me panoramën mahnitëse nga maja e Qafë -Thanës. Karakteristikë e tij janë shtëpitë e vogla t ë ndërtuara buzë liqenit me rrugica të ngushta të shtruara me gurë të vegjël, e me ballkone të larta të zbukuruar nga lulet e stinës, një traditë e kahershme e zonës.

Ata tashmë nuk janë vetëm shtëpi banimi për vendasit, por  dhe bujtina për  turistët e shumtë, që  shijon veçoritë e kësaj zonë  të  begatë shqiptare.

Ajo çka shtyn me shumë turistët e huaj ta vizitojnë me shpesh këtë perle të Ballkanit është historia e tij, jeta ne gadishullin e Linit ka filluar në periudhën e pare te epokës se hekurit dhe ka vazhduar deri ne kohen e mesjetës se hershme. Mozaiku sipër kodrës, daton në gjysmën e dytë të shekullit 13 i cili u zbulua nga gërmimet  në vitin 1969.

“Përveç këtij mozaiku, në liqen ndodhen disa  prej gjurmëve të  hershme të  vendbanimeve të tipit liqenor. Përveç komoditetit që  ofrojnë bujtinat, menusë se pasur me gatime tradicionale dhe me Koranin aq shumë të dashur për turistet, shëtitjet me varka janë një tjetër detaj i rëndësishëm dhe i kërkuar nga turistet”-tha një turistë i huaj.

Atë çfarë e bën me te veçantë te pushosh në Lin është mikpritja e banoreve.

“Përkujdesja që banorët tregojnë ndaj ushqimit, fshatit, historisë, shëtitjeve tek turistët i bëjnë të familjarizohen dhe t’i japin një kuptim tjetër pushimeve për këdo që  vizitonin Linin.  Lini është  një ndër  zonat e  preferuara  të  Shqipërisë  deri në  vjeshtën e  vonë”-u

Lagjja e vogël piktoreske kalon përtej imagjinatës se vizitorëve, ndaj dhe  këta të fundit e vrerojnë shumë si nja  veçori të  turizmit  shqiptar.

“Lini është një destinacion perfekt edhe për piktoret të cilët marrin çdo ide, vend, detaj dhe e hedhin ne telajo. Deshira për të parë lindjen dh perëndimin e diellit bën qe pronotimet nga  artistet të kenë gjithnjë pamje nga liqeni”-tha një tusrist.

“Përtej bukurisë  dhe  veçorive  që i  ka  dhuruara Natyra,Lini duket se  tashmë  ka  nevojë  dhe  për  dorën e  shtetit, investimet e  të  cilit  ende  nuk  kanë  mbërritur  në ketë  zonë, pjesë e  mrekullive  shqiptare”.

“Te vizitosh Linin nuk duhet te humbasësh perëndimin e diellit. Pamja mahnitëse nga çdo shtëpi e gurte i jep kuptim pushimit në ketë zonë”-u shpreh një tjetër”-shtoi një  banor i zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb