Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj sjell pamje në “BalkanWeb”, që tregojnë se Luqeni i Viroit ka dalë nga shtrati, ndonëse deri më tani nuk ka bllokim të rrugës nacionale.

Ndërkohë, nga ujërat që kanë vërshuar rrugëve është bërë e pakalueshme rruga e Zhulalit. Gjithashtu, prurjet e Drinos dhe Vjosës janë pranë nivelit maksimal.

Situata mbetet shqetësuese në pallatin pesëkatësh, në lagjen “Punëtori”, në Gjirokastër, ku rrëshqitjet dhe çarjet e tokës kanë nisur edhe gjatë natës, duke alarmuar banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb