Liverpool ka marrë 3 pikë në transfertën e Crystal Palace. Ekipi i Arne Slot fitoi 0-1, autori i golit të vetëm të ndeshjes ishte Diego Jota. Jota realizoi në minutën e nëntë, pas një asisti të Gakpo.
Të besuarit e Glasner u përpoqën që të futeshin në lojë, krijuan raste shënimi, por nuk u treguan të saktë përpara porte. Me këtë rezultat, The Reds kryeson kampionatin me 18 pikë. Ndeshja e radhës për Salah me shokë është ndaj Chelseat në “Anfield”.
Në krahun tjetër, Palace është në vendin e 18-të me 3 pikë. Takimi i radhës është ndaj Nottingham.
(J.S/BalkanWeb)