Liverpool, Manchester City dhe më pas duhet të zbresësh poshtë në renditje për të parë skuadrat e tjera të mëdha të Premier League.

Në kampionatin anglez ka vijuar edhe pas javës së 11-të gara në distancë mes dy kryesuesëve dhe favoritëve për titull që megjithëse me vështirësi, arritën të fitojnë me përmbysje sfidat e tyre.

Premier League
Premier League

Liverpool i Jurgen Klopp mundi me dy gola të vonë 2-1 Aston Villa, duke ruajtur të pandryshuar diferencën prej gjashtë pikësh me rivalët e Manchster City.

Kampionët në fuqi të Anglisë kaluan në shtëpinë e tyre 2-1 Southamton, duke kthyer rezultatin që në pjesën e parë ishte në favor të miqve. Ndonëse është shumë larg “përrallës” së tre viteve më parë, Leicester mbetet surprizë e këtij sezoni në Premier.

Me fitoren 2-0 në fushën e Crystal Palace, “Dhelprat” ngjiten në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm, teksa lenë pas Chelsea.

Blutë e Londrës vijuan serinë pozitive me fitoren e pestë radhazi 2-1 në transfertën kundër Watford.

Nuk arrin të kthehet te suksesi Arsenal, që shënoi një tjetër ndalesë, këtë herë në fushën e tij 1-1 kundër Wolwes.

Një fundjavë të keqe kaloi Manchester United, që u mund 1-0 në fushën e Bournemouth, ndërsa vazhdon szonin negativ edhe Tottenham, që nga stadiumi i tij doli me barazimin 1-1 kundër Everton për t’u larguar më shumë nga zona europiane e renditjes të Premier League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb