Ndryshe nga Champions, Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet në kampionatin anglez, duke shtuar fitoren e gjashtë radhazi në në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon. Skuadra e Jurgen Klopp tregoi edhe një herë forcën, duke kaluar 2-1 tranfertën e Londrës kundër Chelsea. Alexander-Arnold dhe Firmino sigluan epërsinë e dyfishtë të “Reds” në pjesën e parë.



Pavarësisht grintës dhe dëshirës të shfaqur pas pushimit, Chelsea vetëm sa zbuti humbjen me golin e bukur të Kante në minutën e 71-të.


Liverpul
Liverpul

Me këtë fitore, Liverpool kthehet në në distancën e sigurisë prej pesë pikësh me ndjekësit më të afrët dhe rivalët direktë të Manchester City, që të shtunën iu përgjigj të gjitha kritikave me fitoren spektakolare 8-0 kundër Watford.

Shifrat e rezultatit tregojnë qartë që të besuarit e Pep Guardiolës e kthyen sfidën e tyre në një shëtitje të vërtetë përpara tifozëve të tyre. Krejt ndryshe është ajri që thithet në gjysmën tjetër të Manchester, pasi United regjistroi një tjetër humbje të rëndë në fushën e west Ham.

“Djajtë e Kuq” u dorëzuan me rezultatin 2-0, ndërsa kjo disfatë trondit pankinën e Ole Gunnar Solskjaer. Mediat angleze nuk kanë dyshime dhe sipas tyre sfida e ardhshme mund të jetë e fundit për teknikun norvegjez. Me të njëjtin ritëm ecën edhe Tottenham në Premier League.

Ashtu si Manchester United, edhe Spurs jetuan të shtunën një humbje të rëndë me përmbysje 2-1 në transfertën e Leicester. Pas serisë negative në javët e fundit, Arsenali u kthye te fitorja në kampionatin anglez, teksa e bëri këtë në mënyrën më spektakolare dhe emocionuese.

Megjithëse me një lojtar më pak dhe dy herë në dizavantazh, “Topçinjtë” mundën me përmbysje 3-2 Aston Villa për të kapërcyer tre vende në tabelën e renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb