Dëmtimet janë kthyer në një makth për portierët e Liverpool. Pas Alison Becker, “Reds” duhet të bëjnë pa Adrian në sfidën e ardhshme të Premier League kundër Southampton. “Heroi” i finales për Superkupën e Europës ka dëmtuar kaviljen.

Adrian Pitch Invader
Adrian Pitch Invader

Një gjë që mund t’I ndodhë të gjithë futbollistëve, por kjo histori ka diçka të pabesueshme. Ai që dëmtoi Adrian ishte një tifoz, menjëherë pasi ai priti penalltinë që i dha Liverpool trofeun e rëndësishëm. Lajmi është bërë I ditur nga trajneri Jurgen Klopp, ndërsa është konfirmuar nga kjo video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në momentin e festës së futbollistëve të Liverpool, në fushë hyri edhe një tifoz. “I paftuari” po ndiqej nga oficerët e sigurisë në momentin kur rrëshkiti dhe goditi poerierin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb