Europa League luajti sonte disa nga ndeshjet e xhiros së parë të grupeve. Roma bëri detyrën në Moldavi (Grupi G), pasi triumfoi 1-2 ndaj Sheriff Tiraspol, në një sfidë që rezultoi mjaft e vështirë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Mourinhos, pas një goli të Paredes në shtesë, të realizuar disi me fat. Në minutën e 57-të, vendasit vendosin ekuilibrat, teksa Tovar u tregua i saktë me një goditje nga fare pranë zonës. Në të 65-tën, Romelu Lukaku bën atë që di të bëjë më mirë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Kështu, Roma merr një sukses të rëndësishëm dhe fokusi tashmë është nga kampionati.

 

 

 

Në grupin E, Liverpool përmbys 1-3 LASK në Austri, në Raiffeisen Arena (Linz). Një goditje fantastike e Flecker në minutën e 14-të surprizon The Reds. Ekipi i Jurgen Klopp, pas shumë insistimesh rikthehet në lojë në minutën e 56-të me Nunez, i cili ekzekuton si duhet një penallti. Goli që vlen 3 pikë mban firmën e Diaz, në minutën e 63-të. Në fund festoi edhe Salah, duke ngulitur përfundimisht shifrat në 1-3.

Në ndeshjet e tjera të Europa League, Leverkusen “shkatërroi” me shifrat 4-0 suedezët e Hack, Villareal u imponua 2-0 në Greqi nga Panathinaikos, ndërsa Rennes kaloi pa probleme izraelitët e Maçabi Haifa. Në Zvicër, Slavia e Pragës mundi 0-2 Servetten.

 

Rezultate interesante edhe në Conference League. Pretendentët e Fiorentinës nuk shkuan shumë më se një barazim 2-2 ndaj Genk, sakaq befasia e madhe vjen nga Bosnja, ku debutuesit e Zrinjskit mposhtën 4-3 gjigandët e Az Alkmaar. Legia e Ernest Muçit triumfoi 3-2 ndaj Aston Villës, i ndihmuar këtu edhe nga dopieta e lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë. JS

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: