Me shumë polemikash, Liverpool mundi 3-1 rivalët direktë të Manchster City për t’u afruar më shumë me titullin kampion në këtë sezon të Premier League. Të irrituar Pep Guardiola dhe të besuarit e tij për një 11-metërsh të mohuar, përpara se sfida të merrte drejtimin nga triumfi I vendasve.

Fabinho hapis serinë e golave në minutën e gjashtë me një goditje të fortë nga distanca. Shumë shpejt Salah dyfishoi rezultatin duke sfumuar më shumë shpresat e “Qytetarëve”. Këta të fundit morën dhe goditjen e “KO” në fillimin e pjesës së dytë, kur Mane vrau përfundimisht garën. Vetëm për statistika vlen goli i Bernardo Silva, që nuk pengon Liverpool të thellojë në nëntë pikë diferencën në krye të renditjes dhe tani vetëm Klopp dhe skuadra e tij mund të humbasin titullin kampion.

Kampionati Anglez
Kampionati Anglez

Disfata zbret Manchester City në vendin e katërt, pas Leicester dhe Chelsea, që I shtuan një tjetër fitore serisë së tyre pozitive.

“Dhelprat” mundën 2-0 Arsenalin, teksa ëndërrojnë se mund të përsërisin përrallën e tre viteve më parë. Nuk ndalen as Blutë e Londrës, që kaluan 2-0 Crystal Palace për të konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë pjesë të sezonit.

Ka hedhur pas krahëve krizën edhe Manchester United. “Djatë e Kuq” fituan me lehtësi 3-1 kundër Brighton për të kapërcyer shumë vende në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League.

Ndërkohë, ka harruar të fitojë Tottenham. “Spurs” regjistruan një tjetër ndalesë, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpinë e tyre kundër Sheffield United.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb