ANGLI- Skuadra e Jurgen Klopp është rikthyer tek shija e fitores pas dy barazimesh radhazi duke mposhtur Hadërsfilldin në transfertë me shifrat minimale 0-1.

Kjo ndeshje ishte interesante për shqiptarët, pasi Xherdan Shaqiri ishte protagonist duke dhënë asist për golin e parë dhe të fundit në këtë ndeshje.

Teksa po luhej minuta e 24-të, Shaqiri jep një top faktastik për Momo Salah, ndërsa ky i fundit nuk kishte se si të gabonte përpara portës duke i dhënë fitoren anglezëve. Me këtë triumf, Liverpuli shkon në kuotën e 23 pikëve, po aq sa Siti, i cili kryeson tabelën falë golavarazhit më të mirë.

Skuadra e Jurgen Klopp ka treguar se llogaritë në Premier League do të behën me kujdes, sepse gara është e bukur, e fortë, por jo e pamundur.

Kosovari në disa takime ka treguar se di të shpërblejë besimin e dhënë nga trajneri, pasi krahas lojës dhe qarkullit të topit, ai ka treguar se është dinak në organizimin e skuadrës para portës së kundërshtarit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb