Djemtë e Jurgen Klopit vijojnë të mos lënë asgjë rrugës, ndërsa kanë arritur dhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, kësaj here duke mposhtur Arsenalin në “Anfield Road” me rezultatin 3-1. një fitore që mbush me shpresë tifozët, të cilët presin që prej vitit 1991 të thyejnë tersin dhe të fitojnë sërish titullin kampion.

Joel Matip ka çelur sfidën në minutën e 41-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ka qenë Momo Salah, që i ka çuar shifrat në 3-0 falë një dygolëshi, ku fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 49-të dhe sërish 9 minuta më pas. Për Arsenalin, shkurtoi shifrat Torreira në minutën e 85-të, por nuk kishte më kohë për Arsenalin, që të bënte diçka më shumë në këtë sfidë.

Kështu, pas 3 javësh në Premier League, Liverpuli renditet i pari me 9 pikë, i shkëputur nga Arsenali, që ka 6 pikë, ndërsa rivali më i fortë, Mançester Siti, e luan nesër përballjen e tij në shtëpinë e Burnmauthit. Ndërkohë Junantid vijon me paraqitje të dobëta, teksa sot është mposhtur në shtëpi 2-1 nga Kristal Palas.

(Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb