TIRANE
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të një sherri mes protestuesve në protestën e mbrëmshme, duke pretenduar që të plagosurit nga sherri janë personat, që ish-kryeministri Sali Berisha i nxori sot me foto, si të dhunuar nga policia.
Përmes një postimi në “Twitter”, Lleshaj i përgjgjet Berishës duke shkruajtur se kjo është përgjigja ndaj akuzave monstruoze që ai ngriti kundër Policisë.
“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.”-shkruan Lleshaj, në Twitter.
(Balkan Web)