Olsi Rama nuk është i vetmi që pret më shumë nga ekip, më të drejtë drejtori i përgjithshëm i Partizanit kërkon më shumë, fundja këtë sezon investuan më shumë duke i vendosur në dispozicion trajnerit Franko Lerda më shumë elementë, deri diku të bujshëm në letër. Në Shkodër, të kuqtë siguruan një fitore në frymën e fundit, një fitore me karakter, besuan deri në fund dhe arritën të thyenin një tabu jo pak të ndërlikuar, “Loro Boriçi” po shndërrohej në një makth.

Kjo fitore i jep më shumë besim për të ardhmen pasi hap pas hapi ekipi po rritet, ka fituar besim pasi kjo ishte ndeshja e katërt që nuk pësojnë humbje. Sigurisht nga një ekip kampion në fuqi pritet më shumë, por pas largimit të Gegës kanë ndryshuar shumë gjëra në shtëpinë e kuqe, duke nisur nga formacioni dhe deri tek hierarkitë në skuadër. E rëndësishme për momentin është fakti që Partizani ndodhet aty, në garë për titull, vetëm një pikë larg kreut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb