Një i dyshuar për një vjedhje në një ndërtesë apartamentesh në Los Anxhelos u hodh nga lartësia për të shmangur arrestimin.
Në videon e regjistruar nga një kamerë nga njëri prej policëve që mori pjesë në operacionin për arrestimin e personit që më parë kishte hyrë në pallat së bashku me tre bashkëpunëtorë të tjerë, shihet Jeffrey Askew duke u hedhur nga një lartësi e madhe për të shpëtuar.
Shikoni videon:
Pas rënies së tij, Askiu, i cili me siguri po përpiqej të ngjitej në çatinë e një pallati aty pranë, filloi të tundte në dorë diçka që sipas policisë ishte një armë. Siç shihet në video, një nga policët ka qëlluar në fund Askiun, i cili, megjithatë, siç mësohet, mbante një çekiç në dorë.
Askew u dërgua në një spital në gjendje kritike, por të qëndrueshme pas lëndimit të tij nga rënia dhe të shtënat.
Përveç Askios, policia ka arritur të arrestojë edhe tre personat e tjerë me të cilët ai kishte pushtuar pallatin.