Nuk kanë fund makthet për Neymar, 2019 është padiskutim viti me i errët në karrierën e tij. Fillimisht mbylli një sezon të dështuar në Francë, goditi një tifoz, u rikthyer në Kombëtarë për të gjetur pak qetësi por menjëherë iu hoq shiriti i kapitenit ndërsa përfundoi dhe nën akuzë për përdhunim.

Për të kompletuar këtë skenar të pa fat, Neymar e mbylli në mënyrë më të keq të mundshme duke këputur ligament e kaviljes, një dëmtim që e bën të pamundur prezencën e tij në Kupën e Amerikës, lajm ky i konfirmuar nga Federata Braziliane e Futbollit.

Neymar Brazili Komunikata
Neymar Brazili Komunikata

Mes lotësh dhe me paterica, Neymar largohet në këtë mënyrë nga grumbullimi, dëmtimet mbetën një shqetësim shumë i madh për karrierën e tij pasi ky është dëmtimi i tre brenda një harku kohë shumë të shkurtër. Në miqësoren kundër Katarit, Brazili fiti me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Richarlison dhe Gabriel Jesus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb