Hoze Maria Himenez, futbollisti i Uruguait, i ka prekur të gjithë pak çaste para përfundimit të ndeshjes me Francën.

Në një moment kur rezultati ishte 2-0 për “gjelat” dhe teksa Griezman përgatitej për të ekzekutuar një goditje dënimi, Himenez ka shpërthyer në lot.

Minutat e pakta që skuadra kishte në dispozicion për të barazuar rezultatin e bënin të pamundur diçka të tillë, ndaj edhe ai nuk është përmbajtur për faktin se nuk do ta bëj të lumtur kombin e tij, i cili kishte shpresa se mund të triumfonte në “Rusi 2018”.

Futbollisti i Uruguait shpërthen në lot on Vidnews.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb