Eric Choupo Moting ka fatin e madh të luajë në një skuadër të mbushur me yje si Paris SG. Në këtë moment të sezonit, ku mungojnë Nejmar dhe Edison Kavani, sulmuesi po aktivizohet si titullar me skuadrën pariziene.

Por në ndeshjen e së dielës, ai ishte protagonist i asaj që mund të jetë gafa e vitit në futbollin botëror. Sulmuesi dështoi të dërgonte topin në rrjetë, madje më saktë e pengoi atë të kalonte vijën fatale, duke i mohuar skuadrës së tij një gol të sigurt. Ky gabim ndikoi drejpërdrejtë edhe në rezultat, pasi Paris SG barazoi 2-2 në shtëpi kundër Strasbourg, duke shtyrë festën e titullit kampion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb