I njëjti dëmtim pas vetëm një vit. Fati i keq vazhdon të ndjek Nejmar, por sulmuesi brazilian nuk ka ndërmend të dorëzohet. Konfirmimi për këtë vjen nga video e fundit e xhiruar në palestrën ku ylli i Paris SG ka nisur stërvitjen për t’u rikuperuar sa më shpejt.

Nejmar pësoi një dëmtim në kavilje gjatë sfidës kundër Strasburgut, ndërsa mjekët parashikojnë që ai të kthehet në fushë vetëm pas dhjetë javësh. Por sulmuesi kërkon të fitojë betejën e tij kundër kohës, me shpresën që të jetë gati në një periudhë më të afërt. Objektiv janë çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, gjithmonë nëse Paris SG arrin të kualifikohet në dy sfidat kundër Mançester Junajtid.
(balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb