Situatë e pabesueshme në një transmetim të drejtpërdrejtë në “Top Calcio 24”, kanal informativ në dixhitalin tokësor në Itali. Drejtuesi sportiv Luçiano Pasarini ka folur për Romelu Lukakun, sulmuesin e Interit, duke vlerësuar në maksimum forcën fizike dhe cilësitë e tij, por më pas, në tentavië për të vijuar me vlerësimet, këputi një budallallëk teksa tha: “Lukaku është një lojtar që kur luan një për një, nuk të ka për gjë. Vetëm nëse ke në brez 10 banane me vete që t’ia japësh t’i hajë…”



Një frazë me vulë raciste që u stigmatizua menjëherë nga drejtuesi i emisonit, pasi Pasarini u përpoq menjëherë të justifikohej se ishte vetëm një batutë. Disa orë më pas, Fabio Ravezani, drejtori i rrjetit televiziv, vendosi të mbante një qëndrim preciz dhe deklaroi kërkoi falje live për frazën e opinionistit dhe më pas e shkarkoi komentatorin nga programi.


(Balkanweb)