DURRËS

Detaje të reja dalin minutë pas minute për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në orën 16:30 pranë Mbikalimit të Shkozetit, ku u plagosën tre persona, mes tyre prokurori i shumëpërfolur Arjan Ndoj.

Nga pamjet e para të siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb” shihet se makina me të cilën lëvizte Ndoj ka përfunduar disa metra larg nga autostrada.

Dyshohet se makina me të cilën lëvizte prokurori është qëlluar nga një automjet tjetër tip “Benz” që ka ndjekur nga pas shënjestrën dhe pasi është afruar ka qëlluar disa herë. Nuk dihet nëse nga ana e mjetit ku ndodhej prokurori Ndoj është qëlluar me armë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb