Aksident i rëndë në mbikalimin midis dy lagjeve të Bulqizës, në segmentin e rrugës së Arbrit.
Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se një mjet tip “Turan” ka humbur kontrollin dhe ka goditur kolonën e urës.
Në mjet udhëtonte vetëm shoferi, i cili është dërguar në spitalin e Bulqizës për mjekim të parë, por gjendja e tij është e rënduar.
Drejtuesi i automjetit tip Volkswagen Turan, Leonard Qoku 29 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është me origjinë nga Dibra dhe me banim në Durrës.
(BalkanWeb)