Një situatë e pazakontë është krijuar sot në autostradën Durrës-Tiranë. Kjo, pasi për disa momente është mbuluar nga tymi dhe është bllokuar trafiku. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar pamje nga ky koment.

Në video shihet se tymi përshkon një distancë relativisht të gjatë, ndërsa më tej një automjet tip “Volksvagen Pasat”, që me sa duket është shkaktarja ka ndaluar në mes të rrugës.

Makina ka pësuar një defekt, çka ka shkaktuar edhe situatën e tillë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb