LUSHNJË

Një makinë ka shpërthyer në flakë në aksin që lidh Lushnjën me qytetin e Fierit. “BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet mjeti i kapluar nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona lënduar por vetëm dëme materiale.

Burime dhe dëshmitarët okularë nga vendi i ngjarjes i thanë “BalkanWeb” se makina është përfshirë në flakë në ecje e sipër. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: