TIRANË

Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet tek zona e doganës duke shkaktuar panik te këmbësorët dhe njëherësh tek drejtuesit e mjeteve.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se makinë ka marrë flakë në ecje e sipër dhe për pasojë ajo është shkrumbuar plotësisht.

Makina e djegur ishte me impiant gazi dhe ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në ecje. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të dëmtuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb