“Djajtë e kuq” janë një kujtim i largët i atij ekipi që nën drejtimin e Sir Alex Ferguson dominonin futbollin britanik. Man.United vijon sezonin me shumë ulje ngritje por disfata e fundit në transfertë kundër West Ham zhyt në krizë totale ekipin e Solskajer. United duket një ekip i plakur, pa ide, pa forcë goditëse dhe shumë i prekshëm. Efektet e një merkato të zbehtë dhe pa afrime të rëndësishme po ndjehen shumë në këtë fillim sezoni.

Pa Pogan në fushë, i dëmtuar, as mesfusha nuk ka kreativitet. Yarmolenko i ndëshkoi në minutën e 44-të ndërsa Cresswell realizoi të dytin në minutën e 84-të duke hipotekuar fitoren e West Ham. Pas 6-të javësh, Man.United renditet provizorisht në vendin e 7-të në kuotën e 8-të pikëve, me 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb